Zherard Pique dhe Shakira kanë qenë kryefjala e mediave rozë të sportit ditët e fundit, me mbrojtësin spanjoll që përflitet se ka tradhtuar këngëtaren kolumbiane.
Një emër që u përhap më së shumti ishte dhe mamaja e futbollistit tjetër të Barcelonës, Gavi, e cila përflitej për një lidhje me Piken.
Me sa duket kjo gjë nuk është e vërtetë dhe është vetëm një lajm që ka lindur si pasojë e një shakaje nga një faqe tallëse.

Më pas është përhapur me shpejtësi, duke bërë shumë fansa të besojnë se ky lajm ishte i vërtet.
