Artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ka publikuar sot (e premte) këngën e re.
Projekti i ri titullohet “M’ke pa” dhe vjen i shoqëruar edhe me videoklip veror e me shumë ngjyra.
Tekstin dhe vijën melodike e ka realizuar këngëtari, kurse për producimin u përkujdes Nego.
Videoja ndërkohë është finalizuar nga “N’Pik Creative”.
Pak pas publikimit, kënga mori reagime të shumta dhe kryesisht pozitive nga fansat e 32-vjeçarit.
Kjo vjen një muaj pas bashkëpunimit me reperin nga Gjilani, Blleki, projekti i të cilëve mban titullin “Angel”.
Kënga e tyre për pak javë mblodhi mbi pesë milionë klikime në YouTube.