Bardhi dhe Majki vazhdojnë të publikojnë projektet e tyre muzikore, ende pa filluar sezoni i verës.
E kësaj radhe ata kanë bashkuar forcën me njëri-tjetrin.
“Ama”, titullohet kënga e tyre më e re, e cila është realizuar me videoklip.
E në klipin e këngës superseksi shfaqet modelja shqiptare, Kejvina Kthella.
Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë për këtë verë, por është bashkëpunimi i parë me njëri-tjetrin.
Kënga është tejet ritmike dhe pritet të pëlqehet shumë nga fansat e dyshes.