Shakira dhe Pique ndodhen në Çeki me dy fëmijët e tyre, me rastin e një ndeshjeje bejsbolli të djalit më të madh, Milan.
Ata u fotografuan për herë të parë pas njoftimit të ndarjes, megjithatë nuk u panë bashkë. Shakira dhe Piqué dukej se e shmangnin njëri-tjetrin në çdo moment. Këngëtarja është përpjekur të jetë e buzëqeshur dhe të përshëndesë të gjithë fansat që i janë afruar. Futbollisti, nga ana tjetër, dukej më i mërzitur.
Duket se ndarja ka ndodhur muaj më parë, por vetëm tani që ka dalë në dritë. Mediat aluduan se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia e Pique me një bionde 20-vjeçare që studion dhe punon si mikpritëse eventesh. Megjithatë, nuk dihet sa i vërtetë është ky lajm.
Ndër shenjat që zbuluan se në çift kishte një krizë të vërtetë, ishte mungesa e dyshimtë e tij në rrjetet sociale të këngëtares. Përveç kësaj, ajo ka udhëtuar dy herë në Ibiza me fëmijët e saj, Milan dhe Sasha, por pa Pique.