Mike Tindall justifikoi veprimet e nipit të tij, Princit Louis, gjatë festimeve të Jubileut të Platinit, duke u shpjeguar dëgjuesve të podkastit të tij se faji ishte aksesi në "shumë ëmbëlsira", që i dha princit 4-vjeçar "një nivel të lartë sheqeri".
Tindall, i cili është bashkëshorti i mbesës së Mbretëreshës, Zara Tindall, vuri në dukje se vajzat e tij Mia, 8 vjeçe, dhe Lena, 3, gjithashtu po silleshin "keq" gjatë festimeve të së dielës.
"Është e vështirë për ta," shpjegoi Mike. “Ata janë të gjithë të vegjël. Është një kohë e gjatë. Por siç e di çdo prind, thjesht bëni gjithçka që duhet bërë. Përpiqesh t’i mbash nën kontroll."
Djali më i vogël i Princit William dhe Kate Middleton u bë kryefjalë e mediave për reagimet e tij gjatë fundjavës që lamë pas. Madje, në disa foto dukej edhe Mike teksa ia bënte me shenjë Louis-it se po e mbante nën vëzhgim.
Gjarë podkastit, Mike theksoi se Louis dëshironte vetëm të argëtohej.
Willam dhe Kate bënë gjithashtu shaka me reagimet e Louis në një postim në Instagram duke shkruar se të gjithë kaluan shumë bukur, veçanërisht Louis.