Simona Karafili është një soprano mjaft e talentuar e Teatrit të operas dhe Baletit. Që prej vitit 2017 ajo është pjesë TKOB.
Ajo ka performuar për herë të parë si soliste në shfaqjen “Peshkatarët e perlave” në rolin e Leilës.
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” sopranoja rrëfeu për eksperiencat e saj operistike.
Simona Karafili: Sa herë që shikoj dhe dëgjoj performancat e mia bëhem kritikja më e mirë e vetes time.
Ajo që nuk e ka shqetësuar asnjëhere Simonën është se nuk është merakosur asnjëherë për impaktin që ka lënë në publik pasi i ka emocionuar gjithmonë.
Kritikat nga publiku për sopranon kanë qenë gjithmonë si një shkollë në vete pasi kanë mësuar prej tyre për tu rritur akoma dhe më shumë në karrjerën e saj operistike.
Ndërsa kthejmë vëmendjen nga fëmijëria Simona shprehet: “E kam ditur që në moshën 5 vjeçare se çfarë doja të bëja kur te rritesha”.
Që prej vitit 2017 ajo është bërë pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit, pasi ka qenë ëndrra e saj gjithmonë.
Veprat që e joshin më së shumti janë ato të Giussepe Verdit.
Simona është bashkëshortja e mjekut Neli Demi. Ata kanë 21 vite diferencë dhe janë prindër të një një vajze. Ajo e përshkruan këtë gjë si magjike.
Edhe pse Simona i përket botës së artit ajo nuk dëshiron që vajza të ndjekë gjurmët e saj, pasi sipas saj, arti është një sfidë shumë e madhe. Emri i vajzës së saj është Leila, një emër që Simona e ka shumë për zemër, pasi ka qenë roli i saj në operan “Peshkatarët e Perlave”.
Sa i përket planeve të së ardhmes sopranoja shprehet se ka shumë plane së shpejti.