Britney Spears dhe bashkëshorti i saj Sam Asghari u panë duke u larguar nga vendi ku u organizua dasma e tyre me një Rolls Royce të bardhë ku shkruhej “Just Married” pas dasmës luksoze në shtëpinë e këngëtares në Kaliforni.
Artistja 40-vjeçare mbuloi fytyrën e saj ndërsa po largohej me makinë nga vendi i dasmës, ndërsa Sam u pa i veshur me një bluzë të zezë ku shkruhej ‘Britney and Sam’, një gjest të ëmbël për ditën e tyre të madhe.
Britney e mbuloi fytyrën me rrobat e saj, megjithatë flokët e saj bjonde dalloheshin si dhe çizmet e zeza që kishte veshur ndërsa Sam ishte ulur pranë saj në makinë.

Rolls Royce i bardhë, me sedilje lëkure të kuqe, ishte zbukuruara me trëndafila rozë dhe të bardhë në anën e mbrapme. Çifti është nisur për në muajin e mjaltit. Madonna, Paris Hilton dhe Donatella Versace ishin mes ftuarve të famshëm të dasmës së Britney me partnerin e saj prej pesë vitesh.

Motra e Britney, Jamie Lynn Spears dhe prindërit Lynne Spears dhe Jamie Spears nuk ishin të ftuar në dasmë. Ceremonia është shoqëruar edhe me një incident pasi ish-burri i parë i Britney Jason Alexander, u shfaq duke u përpjekur të prishte ceremoninë. Ai u arrestua nga policia teksa pamjet janë bërë virale kudo në rrjet.

Sipas burimeve, Britney veshi një fustan nga Versace dhe eci në altar me në sfond këngën “Can’t Help Falling in Love” të Elvis Presley.