Njëri nga festivalet më me nam në shqiptari është edhe “We Love Albania”.
Në këtë festival do të marrin pjesë shumë artistë të famshëm shqiptar.
Pjesë e këtyre artistëve është edhe këngëtarja që ka prekur suksese të mëdha dhe që së fundi është rikthyer në muzikë, Era Istrefi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja.
Ajo në llogarinë e saj në ‘Instastory’ ka publikuar një imazh duke treguar që me datë 18 të këtij muaji (qershor) do të performoj duke filluar nga ora 19:00.
Të gjithë fansat e saj të bëhen gati për të kaluar një natë të paharrueshme me hitet e saj të mëdha.