Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas anulimit të festivalit të organizuar nga ajo dhe babai i saj “Sunny Hill Festival” në Prishtinë dhe zhvendosjes në Tiranë.
Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram, ku u zbulua se festivalit do të zhvendoset në Tiranë. Megjithatë, krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka bërë asnjë koment tjetër në lidhje me këtë.
Nga ana tjetër, babai i këngëtares, themeluesi i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, u shpreh i dëshpëruar teksa ia ka dedikuar edhe një letër krerëve të shtetit. “Sunny Hill” ishte parashikuar të mbahej më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Bernicë.
Ngjarja më e madhe kulturore pritej të kthehej pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.