Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez janë ndër çiftet më të pëlqyer.
Dyshja përpos karrierës përkatëse, janë shumë të dhënë pas familjes së tyre. Kjo gjë vihet re edhe në rrjetet e tyre sociale, ku shpeshherë postojnë foto familjare.
Pas humbjes së fëmijës së tyre disa kohë më parë, familja e yllit të futbollit se bashku me vajzën e sapolindur kanë nisur pushimet e tyre. Georgina Rodriguez ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga avioni privat para udhëtimit.
Në foto duket e gjithë familja prej 7 anëtarësh, dhe modelja seksi që mban vajzën e vogël në krahë.
Ju kujtojmë që një javë më parë bukuroshja argjentianse postoi disa foto ku shfaqej me partnerin e saj Ronaldon, teksa krah postimit shkroi: “Pak ditë më parë me njeriun e ëndrrave të mia“. Fotot erdhën pasi ata festuan ditëlindjen e pestë të binjakëve të Cristiano-s, Eva dhe Mateos.
Kjo ishte festa e parë në familjen e tyre pasi Georgina dhe Cristiano humbën djalin e tyre dhe zbuluan se e quajtën vajzën e tyre Bella Esmeralda. E dashura e futbollistit bëri të ditur emrin që kishin zgjedhur së bashku me tre foto të adhurueshme të të voglës duke fjetur.
Ronaldo dhe Georgina zbuluan se djali i tyre kishte humbur jetën gjatë lindje më 18 prill, por vajza e tyre mbijetoi. Pas humbjes shkatërruese, çifti dhe fëmijët e tjerë u kthyen në shtëpi me vajzën e porsalindur teksa tashmë po vijojnë jetën normale.