Kanë kaluar tetë vjet që kur Jennifer Lopez u divorcua nga Marc Anthony, pas një marrëdhënieje 10-vjeçare. Martesa e tyre konsiderohej si martesa e ëndrrave, por thuhet se Marc Anthony ishte shumë xheloz ndaj J.Lo-së, dersa ajo vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre, duke kaluar nëpër divorcin e tretë në jetën e saj.
Ata nisën romancën në vitin 2004 dhe patën dy fëmijë së bashku, binjakët Max dhe Emme.
J.Lo rrallë flet për jetën private, por në dokumentarin e ri “Halftime”, ajo pranon se sa e vështirë ishte të rifillonte jetën pas divorcit.
"Kur fëmijët e mi ishin tre vjeç, unë u divorcova. Isha një nënë beqare me dy fëmijë të vegjël. Si artiste, humba pak nga kush isha duke u përpjekur të ndërtoja një jetë familjare perfekte," shprehet Jennifer.
Këngëtarja pranoi se ndihej e zhvlerësuar si aktore dhe si person.
“Në moshën 42-vjeçare nuk më ofroheshin më role në filma dhe kur u ktheva në punë, ndjeva se nuk e dija më se ku qëndronte vlera ime”, thekson ajo.
Megjithatë, jeta solli më shumë surpriza për JLo-në, jo vetëm në jetën profesionale, por edhe në atë sentimentale.