Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.
Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz, ka paralajmëruar këngën e radhës me disa prapaskena nga xhirimet e videoklipit të ri.
Në disa fotografi të postuara në Instagram, ajo u ka dhënë fansave një vështrim se si do të duket kjo prurje muzikore.
E veshur në një fustan ngjyrë krem dypjesësh, 32-vjeçarja ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen e mahnitshme.
“Mezi po pres të publikoj këngën e re”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Të shumta kanë qenë reagimet, me fansat e të cilëve mezi po presin për këtë këngë.
E fundit e realizuar nga Berisha mbetet “Haram” me mbi një milion klikime në YouTube.