Me rastin e Ditës së Babait, bashkëshortja e aktorit të njohur Kivanç Tatlitug, ka postuar një foto të tij dhe të djalit Kurt Efe. Kaq u desh që rrjeti të shpërthente nga imazhi i parë atë e bir, publikuar nga Basak Dizer Tatl?tug.
Dy muaj pas lindjes, vogëlushi ka nisur pushimet e para me prindërit e tij. Kurt Efe, ndonëse pa imazhin e tij të plotë, është bërë miku i ri i Instagramit, falë prindërve të tij.
Pak ditë më parë, Kurt Efe u fotografua në krahët e së ëmës dhe fotot pushtuan rrjetin.