Harry Maguire dhe partnerja e tij, Fern Hawkins, i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni madhështore në Chateau de Varennes në Francë. Çifti i famshëm u zotuan para Zotit në një kishë simbolike në një vend përrallor – një prej 10 vendeve më të bukura të dasmave në botë.
Futbollisti 29-vjeçar postoi foto nga ceremonia në llogarinë e tij dhe shkroi: “Ditë që s’do ta harroj kurrë.”
Edhe partnerja e tij, në një kolazh fotosh të postuara, shkruan: “U martova me dashurinë e jetës sime!”
Harry Maguire dhe partnerja e tij 27-vjeçare u celebruan muajin e kaluar, por këtë fundjavë kanë mbledhur familjarët dhe të gjithë miqtë në një ceremoni madhështore private, me rreth 30 të ftuar.
