Miliarderi italian, Leonardo Del Vecchio, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.
Del Vecchio arriti që të dalë nga varfëria dhe të bëhet njëri prej njerëzve më të pasur në Evropë.
Ai e kishte themeluar kompaninë Luxottica më 1961, fillimisht duke shitur pjesë për syze, e që pastaj u shndërrua në brendin më të famshëm dhe të kudondodhur të syzeve.
Disejnatori Giorgio Armani e ka nderuar Del Vecchion duke ia kujtuar kontributin revolucionar në botën e modës.
Del Vecchio e kishte blerë brendin Ray-Ban më 1999 për 640 milionë dollarë.
“Bashkë e shpikëm një fenomen që nuk ekzistonte: menjëherë e kuptuam që syzet, nga objekte të thjeshta funksionale mund të bëheshin aksesorë të domosdoshëm të modës”, ka shkruar Armani.