Kim Kardashian ka përfunduar në gjykatë. Ylli i “The Kardashians” është paditur për shkelje të të drejtave të autorit në lidhje me emrin e markës së saj më të re për produktet e lëkurës, SKKN.
Padia e siguruar nga “TMZ” tregon se në fakt ky emër i përket markës së produkteve të një biznesi në pronësi të një gruaje të tjeshtë. Në këto dokumente, “Beauty Conceps” thotë se ka kontaktuar me ekipin e Kim në lidhje me këtë problem. Sipas padisë ato e kanë informuar pronaren e “Skims” mbi të drejtat që kanë për markën tregtare SKKN+.
Së fundmi ka reaguar edhe avokati i Kardashian, Michael Rhodes, i cili mohoi çdo keqbërje nga klientja e tij dhe është zotuar se do ta luftojë çështjen në gjykatë. Në deklaratën e tij Rhodes është shprehur se mezi presin ta paraqesin rastin e tyre në gjykatë.
“Ne mendojmë se çështja ka të bëjë më pak me ligjin e markave tregtare dhe më shumë me përpjekjen për të nxitur një zgjidhje duke kërcënuar se do të dëmtojë emrin dhe reputacionin e zonjës Kardashian,” tha ai në një deklaratë për E!News. “Kjo nuk do të funksionojë dhe ne mezi presim ta paraqesim rastin tonë në gjykatë.”