Aktorja e dashur për publikun, Rudina Dembacaj, prej më shumë se 2 vitesh ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me ish-deputin Mark Frrokun.
Që në momentin që ata vendosën që lidhjen e tyre ta bënin publike, Rudina nuk ka ngurruar që në rrjetet sociale të postonte momente me ish-deputetin.
Pavarësisht kësaj, së fundmi ndjekësve të saj i është dukur sikur postimet me bashkëshortin janë më të rrallë. Në një bisedë virtuale që aktorja e njohur zhvilloi në profilin e saj në “Instagram”, dikush e pyeti se pse poston kaq rrallë në rrjetet sociale me partnerin e saj
“Shumë pak poston me Markun… ke frikë nga shtrigat?”– shkruan ndjekësi, ndërsa Rudina publikoi një foto me burrin dhe bashkëngjitur me të shkruan:
“Mua më duket sikur postoj tepër.”
Kujtojmë se pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Mark Frroku janë gati për tu bërë prindër.
Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës.