Kida dhe Butrint Imeri publikojnë bashkëpunimin e ri “AM/PM”

Mediale Vip

Kida dhe Butrint Imeri publikojnë bashkëpunimin e ri “AM/PM”

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 00:22
Kida dhe Butrint Imeri

Dy artistët e njohur, Kida dhe Butrint Imeri kanë bashkuar edhe një herë forcat për të sjell një projekt të ri mzuikor.

Dyshja e njohur dhe shumë e suksesshëm këtë herë kanë lansuar këngën që mban titullin “AM/PM” dhe u publikua në mesnatën e sa shtunës (2 korrik).

Përveç që ata dukeshin në formë të mrekullueshme dhe me shumë stil, kënga është ritmike dhe e përshtatshme për sezonin veror.

Theksojmë që producent i këngës “AM/PM” është Çelik Lipa dhe SBS Entertainment.

Padyshim projekti do të mirëpritet nga fansat e shumtë të tyre dhe do të kthehet në hit të kësaj vere.

Rikujtojmë që ky është bashkëpunimi i tyre i dytë, pasi vitin e kaluar Kida dhe Butrinti bashkë me reperin Ledri Vula lansuan këngën “Dale” që ishte një nga hitet më të mëdha të verës 2021.

Ndërsa, aktualisht Kida po shijon suksesin e duetit të fundit me Dafina Zeqirin “Luje belin”, në anën tjetër Butrinti me këngën “Pare” në bashkëpunim me Taynan dhe Mozzik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat