Dasma e aktores së njohur Ebru Şahin dhe basketbollistit Cedi Osman, u zhvillua në Maqedoninë e Veriut.
Çifti i njohur firmosën në Ohër, qytetin historik ku lindi Cedi Osman.
Dasma, ku morën pjesë miqtë e afërt dhe familjarët e çiftit, u mbajt me një varkë në liqen.
Pas dasmës, çifti u argëtuan duke luajtur muzikë maqedonase me të ftuarit.
Bertan Asllani u kujdes për argëtimin e të pranishmëve.
Çifti gjithashtu do të mbajnë edhe një tjetër ceremoni të martesës në një plazh në Çeşme të Turqisë, ku çifti është njohur.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/03/auto_jj1656839954.jpg)