“Dukat” mban titullin kënga e re e artistit Capital T, që e solli vetëm tri ditë më parë.
Ky projekt është pëlqyer në masë të madhe nga publiku dhe vetëm për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e tre milionë klikimeve në platformën YouTube.
Kënga verore, me plot ritëm e shumëngjyrëshe tashmë po shpërndahet gjithandej.
“ Tre milionë për tri ditë, Dukat”, ka shkruar artisti krahas një pjesë të shkurtër të hedhur në Instagram.
Krahas Capital T, një sërë këngësh e bashkëpunimesh janë publikuar gjatë kësaj kohe.