Këngëtari i njohur Stresi i ka emocionuar të gjithë me veprimin e fundit.
Edhe pse njihet si “djali i keq”, këngëtari ka një anë të ‘butë’ që e ka treguar shumë mirë sot, teksa vizitoi në spital një 12-vjeçar, i cilin vuan nga një sëmundje e rëndë.
I mituri kishte shprehur dëshirën që ta takonte reperin pasi ishte këngëtari i tij i preferuar, dëshirë të cilën sot ai ia ka plotësuar.
Në disa postime të bëra në rrjetet sociale, Stresi tregon momentin kur takon vogëlushin, të cilit i kishte bërë edhe një lodër dhuratë.