Bikinit dalin për herë të parë në shitje para 76 vjetësh

Mediale Vip

Bikinit dalin për herë të parë në shitje para 76 vjetësh

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Më 5 korrik 1946, bikinit dalin për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Francë.

Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listën e mëkateve.

Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 u bënë të zakonshme në plazhe.

Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti “bikini”, duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor; katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini.

Reard shpresoi se duke përdorur emrin “bikini”, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat