“Aq shumë po e dojna njëri tjetrin na kolegët, sa s’po mundemi me bë këngë vet”

Mediale Vip

“Aq shumë po e dojna njëri tjetrin na kolegët, sa s’po mundemi me bë këngë vet”

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:50
Ledri Vula

"Alba Festival" mblodhi shumë shqiptarë në Zvicër, që të gjithë për të parë nga afër performancat e më të pëlqyerve nga këngëtarët tanë.

Artistë të mirënjohur interpretuan këngët e tyre, para një numri të madh të fansave.

E padyshim se ky organizim nuk do të dukej në nivelin që ishte pa rep-artistin, Ledri Vula.

Ai për emisionin “Mirage” foli rreth planeve të së ardhmes, si në aspektin personal, por edhe në atë profesional.

“Qaq shumë po e dojna njëri tjetrin na kolegët, sa s’po mundemi me bë këngë vet”, ishte një pjesë e deklaratës së artistit kur u pyet për bashkëpunime.

Dihet mirë se Ledri që nga fillimi i karrierës kishte bashkëpunime të shumta, e të tilla ishin edhe realizimet e fundit muzikore.

Ditë më parë Ledri publikoi këngën “Gelato” bashkë me Adrian Bujupin, e muaj më parë edhe bashkëpunimin me Kidën dhe Butrint Imerin.

Ledri tha se ka ende projekte për të publikuar këtë verë, e fansat padyshim se mezi i presin ato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat