Blogerja Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe i njohur si Dj PM janë një nga çiftet më të komentuara në mediat sociale. Lidhja e tyre nisi para syve të publikut brenda “Big Brother Vip”.
Pas daljes ata janë munduar të jenë sa më të rezervuar në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë ka bërë që ndjekësit të aludojnë se çifti nuk i kanë raportet e mira mes njëri-tjetrit.
Së fundmi Sarah ka bërë një intervistë ‘virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram ku nuk i ka shpëtuar dot dhe pyetjes nëse është ende me Dj PM.
“O Sarah a je ende në një lidhje me DJ PM?”- e pyet ndjekësja.
Ndërsa nuk ka munguar dhe përgjigja epike e blogeres e cila u shpreh: “Mesa di unë PO, nuk e di se çfarë informacionesh keni ju”.