Dj Dagz është një nga ish-banorët e “Big Brother” dhe një nga artistat më të përfolur të momentit jo vetëm për projektet e tij muzikore por edhe për historinë e dashurisë që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe që vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë me moderatoren e njohur, Einxhel Shkirën.
Në shtëpinë e ‘BBV’, Dagz ishte si një banor i vetëm së bashku me mikun e tij të ngushtë, Dj Pm i cili prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë.
Jo vetëm për çfarë dha brenda shtëpisë, por dhe për lidhjen e tij me Sarah Berishën që vazhdon ende pas përfundimit.
Të dy artistët shpesh na tregojnë dashurinë dhe adhurimin që ndjekësit e tyre kanë për ta dhe muzikën që ata prodhojnë. Së fundmi ata na kanë zbuluar një veprim ‘të çmendur’ që një prej tyre ka bërë së fundmi duke e ‘përjetësuar’ në krah frazën e tyre të njohur:
“Its’ PM to the DAGZ”.