Artisti i njohur Genc Salihu ka reaguar pas lajmeve se do të bëhet pjesë e formatit “Big Brother Vip Kosova.”
Megjithatë, artisti ka hedhur poshtë spekulimet duke thënë se do të jetë vetëm pjesë e stafit të Klan Kosova, ku do të transmetohet reality shoë.
“Punoj në Klan, jam pjesë e stafit por nuk do të jem brenda shtëpisë së VIP Big Brother”, ka thënë Salihu.
Kujtojmë se një tjetër personazh VIp që përflitet se do të jetë pjesë e formatit, është këngëtari Ardian Bujupi. Një muaj më parë Ardiani bëri dhe një postim të papritur në rrjetet sociale ku publikoi një foto në makinë teksa tregonte një nga tatuazhet e tij, atë me shqiponjën dykrenare, simbolin kombëtar shqiptar. Postimin ai e shoqëroi me fjalët “Big Brother” duke lënë vend për dyshime se mund të ishte pjesë e formatit.
Ndërkohë zbuluar se programi i është besuar moderatorit të njohur Alaudin Hamiti i cili është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi u konfirmua nga vetë ai nëpërmjet në postimi në Instagram.