Luana Vjollca gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të linjave të saj trupore dhe hireve në paraqitje.
Ditën e sotme nëpërmjet një story në rrjetin social instagram, ajo ka zbuluar se cili është sekreti i saj i bukurisë.
Teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të nënës së saj që ndodhej në det, ajo çfarë na bie në sy është paraqitja e saj fizike tepër e kuruar dhe format trupore, të cilat mesa duket ia ka transmetuar edhe të bijës.

“I mora nga mamaja. Nëse ndonjë pyet: 70 dhe ende e mrekullueshme” -shkruan Luana përbri fotos.