Një çift i ri në showbiz: Zbulohet e dashura e re e Bradley Cooper

Mediale Vip

Një çift i ri në showbiz: Zbulohet e dashura e re e Bradley Cooper

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 13:46
Bradley Cooper

Kemi një çift të ri në showbiz! Bradley Cooper dhe Huma Abedin po dalin bashkë, thonë burimet për Page Six.

Ndihmësja kryesore e Hillary Clinton - dhe ish-gruaja e politikanit Anthony Weiner - ka qenë duke dalë me aktorin gjatë muajve të fundit. Ata u prezantuan nga redaktorja e Vogue, Anna Wintour, e cila është e afërt me të dy.

"Ana padyshim bëri mblesëri," thotë një burim. "Ajo është mikeshë me Bradley-n dhe e adhuron Huma-n."

Një burim tjetër i Hollivudit konfirmon se Bradley është duke u takuar në mënyrë sekrete me Huma-n prej disa muajsh.

"Bradley u nda me [aktoren] Dianna Agron dhe filloi të takohej me Huma-n. Ata janë të përsosur për njëri-tjetrin, janë të dy të dhënë pas politikës dhe çështjeve njerëzore," -thotë burimi, duke shtuar se Abedin u ka thënë disa miqve se ka një dikë në jetën e saj, por nuk tha se kush ishte.

Sipas Page Six, ata mbërritën së bashku në Met Gala më 2 maj dhe më pas u ndanë për në tapetin e kuq. Në foto duket Abedin me një fustan të verdhë duke pozuar para kamerave dhe Cooper duke mbajtur distancën pas saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat