Mbretëresha Elizabeth shprehu lehtësim që Meghan Markle nuk mori pjesë në funeralin e Princit Philip.
“Faleminderit Zotit që Meghan nuk po vjen,” - thuhet se i tha monarkja ndihmësve të saj të besuar brenda ‘Kështjellës Windsor’.
Ajo citohet ta ketë thënë këtë në ditën e funeralit të burrit të saj të ndjerë në prill 2021.
Kjo ipas një fragmenti nga libri i ri i Tom Bower, “Revenge: Meghan, Harry and the war between the Windsors” (sipas The Sunday Times).