Ricky Martin i ka mohuar akuzat tronditëse të një anëtari të familjes se ai ishte në një marrëdhënie incesti me nipin e tij për shtatë muaj.
Avokati i këngëtarit, Marty Singer, tha për Deadline në një deklaratë dje se Martin nuk ka pasur kurrë "asnjë lloj marrëdhënie seksuale apo romantike me nipin e tij".
“Për fat të keq, personi që e bëri këtë pretendim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, kurrë nuk ka qenë - dhe nuk do të ishte kurrë - i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale ose romantike me nipin e tij. Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por edhe e neveritshme. Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën për të cilën ka nevojë urgjente. Por, mbi të gjitha, ne presim që ky rast i tmerrshëm të pushohet sapo gjykatësi të shikojë faktet”, -thuhej në deklaratë.
Një urdhër ndalimi lidhur me dhunën në familje u depozitua kundër Martin në Porto Riko në fillim të këtij muaji, por emri i viktimës së dyshuar nuk u bë publik.
Vëllai i muzikantit, Eric, dyshohet se pretendoi për median spanjolle Marca të premten, se Dennis Yadiel Sanchez - nipi 21-vjeçar i Martin - është viktima e supozuar. Vëllai i Martin pretendon gjithashtu se Ricky "ushtroi sulme fizike dhe psikologjike" ndaj Sanchez, me të cilin ai ishte në një lidhje për shtatë muaj.