Moderatorja Viola Spiro ka qenë e ftuar në emisionin “Part Time” të moderuar nga Rudina Dembacaj.
Kjo e fundit e pyeti gazetaren sportive se ku do të preferonte të bënte dashuri, në një çadër kampingu apo jaht.
Bukuroshja e televizionit nuk ngurroi të përgjigjej sinqerisht: “Në një çadër kampingu më mirë se në jaht, pasi nuk bie ta provosh shpesh”, përfundoi duke qeshur.
Prej vitesh, Viola është një prej gazetareve sportive në vend. Shpesh herë e përfolur edhe për jetën sentimentale të saj. Bukuroshja korçare tashmë bën pjesë në skuadrën e Klan Plus duke mbuluar sektorin e sportit.