Vazhdon ‘drama’ në mes Remzie Osmanit dhe Mihrije Brahës, kjo e fundit e sugjeron çka me vesh në dasmë të djalit

Mediale Vip

Vazhdon ‘drama’ në mes Remzie Osmanit dhe Mihrije Brahës, kjo e fundit e sugjeron çka me vesh në dasmë të djalit

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 21:58
Remzie Osmani dhe Mihrije Braha

Dy këngëtaret e njohura kosovare, po bëjnë bujë me deklaratat e tyre në media.

Natën e mbrëmshme, Remzia reagoi ndaj Mihrijes duke publikuar një “Instastory” ku ka shkruar: “Dëgjo bir.. Sot të bëjnë pis të palarët, të gjuajnë zagarët e të japin mend trutharët..”.

Ndërsa sot, Mihrija iu kundërpërgjigj duke e sugjeruar se çka të vesh.

Madje, me këtë postim duket se po i bën ftesë publike që të jetë prezente në dasmën e Platorit.

Image
Postimi i Mihrije Brahës
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat