Mbrëmë në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas ka filluar festivali tashmë tradicional, “Muaji i Mërgatës”.
Mijëra qytetarë të Drenasit e kaluan mbrëmjen në shesh duke u kënaqur e argëtuar më muzikë.
Ata i përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Skena u ndez kur aty doli për të përformuar tashmë reperi më me famë në vend, Don Xhoni.
Festivali “Muaji i Mërgatës 2022” do të zgjas deri me datën 20.08.2022.