Bardhi publikon duetin e ri me Belah “Ola bonita”

Mediale Vip

Bardhi publikon duetin e ri me Belah “Ola bonita”

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 13:33
Bardhi dhe Belah

Reperi i njohur, Bardhi ka lansuar këngën e re e cila është një bashkëpunim me Belah.

Dy artistët kanë punuar se bashku në këngën me titullin “Ola bonita” që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producent i projektit është BTM-Soundz ndërsa klipi u realizua nga XL Films.

Kënga e dyshes tashmë është lansuar në kanalin zyrtar në Youtube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre.

Theksojmë që Bardhi në të njëjtën kohë mbetet i angazhuar me mbrëmje muzikore ndërsa po shijon edhe suksesin e bashkëpunimit tjetër me Nora Istrefin dhe Shkurte Gashin.

Ndërkohë, Belah para duetit me Bardhin solli edhe një tjetër këngën me reperin e njohur, 2 Ton. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat