Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka njoftuar fansat ditën e sotme (e premte) se ka ngordhur qeni i saj.
Në një postim të gjatë të bërë në Instagram, artistja nga Peja thotë se ka humbur gjysmën e saj, duke shtuar se ka parë e ka jetuar gjithçka me të.
E njëjta krejt në fund e ka falënderuar për këtë udhëtim që kanë bërë së bashku.
Duhet theksuar që qeni i Morenës vite më parë u diskutua në masë të madhe në shtypin rozë, për shkak se u tha që kapte shifrën e 10 mijë eurove.