Ricky Martin ka reaguar herë të parë pas akuzave për marrëdhënie seksuale me nipin e tij 21-vjeçar. Në një video të publikuar nga “TMZ”, këngëtari përshkroi dy javët e fundit si “të dhimbshme”.
Një gjykatës shfuqizoi një urdhër mbrojtjeje pasi 21-vjeçari tërhoqi mbrapsht deklaratën, këtë të enjte.
Në videon e postuar së fundi, Martin sqaron se e ka të nevojshme të flasë, diçka që nuk e bënte dot më parë, sepse nuk e lejonte një ligj i Puerto Rikos, sipas të cilit ishte e nevojshme prania e një gjykatësi.
“Faleminderit Zotit që u provua falsiteti i këtyre akuzave, por do t’ju them të vërtetën. Ka qenë e dhimbshme. Ka qenë shkatërruese për mua, familjen, miqtë e mi, nuk ia uroj askujt”.
Ricky iu drejtua nipit të tij që e ka akuzuar: “I uroj më të mirat dhe të gjejë ndihmën e duhur që të nisë një jetë me dashuri, vërtetësi e gëzim, që mos të lëndojë askënd tjetër”.
Terapia e tij do të jetë muzika dhe skena, shton më tej Ricky, aty ku do të do të gjendet shumë shpejt, madje këtë fundjavë në Hollywood Bowl.