Ekipi i MLS, Inter Miami mund të jetë i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës dhe Spanjës, Gerard Pique, i cili nga kjo do të përfitonte jo vetëm nga ana profesionale ose situata financiare, por edhe nga ana personale.
Pique mund të dëshirojë të transferohet në Florida të Jugut për të luajtur për skuadrën e David Beckham në mënyrë që të jetë pranë fëmijëve të tij.
Mbrojtësi mund ta mirëpresë një kontratë me ekipin MLS për të qenë afër fëmijëve të tij, sepse plani i Shakira-s është që t'i marrë ata të jetojnë me të në Miami.
“Për momentin, Pique është në bisedime për t'iu bashkuar Inter Miamit me Messin, sepse Barcelona ka shumë borxhe”, tha Javier Ceriani, drejtuesi i emisionit spanjoll 'Chisme No Like'. “Barcelona duhet ta ndërpresë marrëdhënien me Pique, sepse kanë miliona (euro) borxhe, do të falimentojnë. Pra, Pique tashmë është në bisedime për të shkuar te kjo skuadër në Miami dhe të jetë pranë fëmijëve të tij”.
Pas ndarjes së Pique dhe Shakira-s, këngëtarja kolumbiane mori vendimin për t'u transferuar në Miami dhe për të rritur fëmijët e tyre Milan dhe Sasha atje, ndërsa kërkonte një marrëveshje me Pique në të cilën asaj do t'i jepej kujdestaria dhe mbështetja e fëmijëve.