“Ma bëri zemra ‘bam’ për herë të parë”/ Fifi bën rrëfimin emocionues për Adis Patushin: Nuk e kam ditur se çfarë ishte dashuria

Mediale Vip

“Ma bëri zemra ‘bam’ për herë të parë”/ Fifi bën rrëfimin emocionues për Adis Patushin: Nuk e kam ditur se çfarë ishte dashuria

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 23:24
Fifi dhe Adis Patushi

Filloreta Raçi ose ndryshe e njohur me emrin e artit Fifi, ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale, vështirësitë që ka kaluar përgjatë fëmijërisë dhe deri tek përjetimi i dashurisë së vërtetë për të.

E ftuar në “A Live Night”, Fifi ka zbuluar gjëndjen e saj emocionale kur ka shkruar dy këngët e saj më të dashura për publikun “Diell” dhe “Hëna”, ndërsa nuk ka la pa përmendur dhe dashurinë e madhe që ka për partnerin e saj Adis Patushin.

“Më pas kam filluar të shkruaj këngë me përjetimet e mia, por përsëri të hiperbolizuara. Nuk ka qenë 100% siç e kam shkruar. Deri te kënga “Diell”, që ishte një këngë e shkruar me ndjesitë momentale. Kur e kam shkruar këngën “Diell” jam ndjerë e humbur totalisht. Më dukej vetja që nuk kishte botë tjetër përveç atyre mureve.

 Nuk kisha motiv të thoja asnjë fjalë. Nuk kisha laps dhe letër. Lutesha për një laps dhe letër, derisa ma lanë. E dyta këngë që jam 100% te ajo është “Hana” që është një përjetim 100%, nuk kam hiperbolizuar. Të dyja janë super të sinqerta.

Deri te Adisi kam menduar që kam dashur, por nuk e dija çfarë ishte dashuria. Tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. Tani nuk di çfarë të them. Kjo është dashuria, mos të dish çfarë të thuash. Tani më ka bërë zemra ‘bam’ për herë të parë”,- rrëfeu këngëtarja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat