Fituesja e çmimit Oskar shfaqet duke ngrënë milingona, shokohen fansat

Mediale Vip

Fituesja e çmimit Oskar shfaqet duke ngrënë milingona, shokohen fansat

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:41
Lupita Nyongo

Aktorja e famshme e Hollivudit, ka ndezur diskutime të mëdha dhe ka lënë të shokuar fansat.

Aktorja postoi në Instagramin e saj momentet teksa ishte në restorantin me famë botërore ‘Noma’ në Los Angeles, dhe ku shfaqej duke ngrënë milingona.

Aktorja shihej duke mbajtur me delikatesë një lloj fruti të verdhë, ku lartë ishte i dekoruar me insekte.

Ajo shprehet duke thënë se hëngri milingona, dhe se ushqimi ishte shumë i mirë, ndërsa poshtë videos shkruan: “Mund të më quani vajza-milingonë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat