Albana Aliaj vajza simpatike nga Hasi i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar martesen e saj me të zgjedhurin e zemrës me z.Zef Dema.
Këtë fundjavë ajo ka dalë nga dera e shtepisë jo si çdo ditë tjeter, por tashmë si nje nuse me vellon e bardhë me një hijeshi dhe nur që vetem vajzat shqiptare e mbartin, ajo rrezatonte në krahët e të zgjedhurit të saj Zefit ku jo vetëm bashkëshort por edhe kolegë dhe drejtues të portalit "Pasqyra News" .
Te punosh gazetare është një mision i veshtirë dhe mjaft i ngarkuar, por Albana e ka kryer me profesionalizmin dhe korrektesinë që e karakterizon!
Albana Aliaj është e njohur si gazetare e Syrit Televizion, dhe gazetare dhe drejtuese e portalit "Pasqyra News" Por a do të vazhdojë të punojë si Gazetare e Qarkut Durrës, kjo ngelet për tu parë?
Ne urojmë çiftin e ri Albana & Zef për një jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortore Urime!. BS