Siç duket rep-artisti Cllevio ka vendosur që ti jap fund problemeve që i ka krijuar së fundi.
Reperi mbrëmë i kërkoi falje Noizyt e u pajtua me Stresin.
E pas kërkim faljes duket se gjakrat janë qetësuar, ndërsa Noizy i ka dërguar disa dhurata Cllevios që ishin disa artikuj nga marka e tij e veshjeve.
Këto dhurata Cllevio i hapi gjatë një video-incizimi në Instagramin e tij, ku me shaka u shpreh se do t’jua falë shokëve të tij.