Shawn Mendes njoftoi të mërkurën në mëngjes se po anulon pjesën tjetër të turneut të tij për të vazhduar pushimin që mori për t’u kujdesur për shëndetin mendor.
"Siç e dini njerëz, më duhej të shtyja javët e fundit të shfaqjeve pasi nuk isha plotësisht i përgatitur për atë që më priste," e filloi deklaratën e tij në rrjetet sociale këngëtari. “E nisa këtë turne i emocionuar që më në fund do kthehesha në shfaqje live pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë, por realiteti është se nuk isha aspak gati për sa i vështirë do të ishte turneu pas kësaj kohe larg.”
Mendes, 23 vjeç, tha se pasi foli me ekipin e tij dhe një me grup profesionistësh të shëndetësisë, ata arritën në përfundimin se është e qartë se ai duhet të marrë kohën që i duhet për t’u kthyer më i fortë.
Këngëtari pranoi se i është thyer zemra nga vendimi, por tha se shpreson të rifillojë datat e turneut të tij pas pushimit dhe ndërkohë do të vazhdojë të regjistrojë muzikë të re për fansat e tij.
Ky lajm vjen vetëm disa javë pasi Mendes fillimisht njoftoi se po shtynte turneun. Turneu i tij filloi në Portland në qershor dhe ishte planifikuar të vazhdonte deri në gusht 2023.