Pas veturave luksoze, Reperi Don Xhon ka thënë se do të shpenzojë miliona të tjera për të blerë një avion privat.
Teksa ka publikuar një foto në Instastoryn e tij ai ka thënë se “Këtë vit do ta blejë këtë. Mbani mend fjalët e mia”, ka shkruar ai krahas fotos.
Don Xhoni është njëri ndër reperët më të kërkuar në skenën muzikore. Ai vazhdimisht po sjell projekte të reja muzikore.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/29/auto_donnn1659112157.jpg)
Ndërsa kënga e fundit e tij e lansuar është “Katile” e cila ka grumbulluar me mijëra klikime në Youtube si dhe protagonist e videoklipit është e shumëpërfolura modelja, Megi Pojani.