Ledri Vula, Lumi B dhe NUK vijnë me “Uma Love”

Mediale Vip

Ledri Vula, Lumi B dhe NUK vijnë me “Uma Love”

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 19:11
Ledri Vula, Lumi B dhe NUK

Është publikuar një këngë e re nga artistët e njohur shqiptarë, Ledri Vula, Lumi B dhe NUK.

“Uma Love” mban titullin projekti i ri i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet këngëtarët me producim të Lis, e miksim nga RedBox Entertainment.

Për videon nga ana tjetër është përkujdesur “Supercut Studio”.

Kënga tani është lansuar në YouTube dhe duket se është pjesë e albumit të ri të Ledrit dhe Lumi B.

Nuk ndërkaq është një reper i ri që po pëlqehet në masë të madhe nga publiku.

Krahas këtij realizimi, Ledri dhe Lumi janë të angazhuar edhe me koncerte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat