Këngëtarja nga Prizreni, Bafte Shala, ka lansuar së fundmi projektin e ri muzikor të titulluar “Bebushe”.
Bukuroshja edhe këtë herë ka bashkuar forcat me artistin e njohur, Turab, kënga e të cilëve tani është publikuar në YouTube.
Teksti është shkruar nga Nurteel dhe Granit Gashi, kurse të njëjtit janë përkujdesur edhe për producimin.
Videoja nga ana tjetër u realizua nga produksioni “Kotorri”.
Bafte ka publikuar projektin “Hala tdu” me Turan në fillim të vitit 2022, që kaloi shifrën e një milion klikimeve në YouTube.
Ajo po pëlqehet mjaft shumë për zhanrin e stilin muzikor që ka, ndonëse ka arritur të fitojë edhe zemrat e publikut.
