Intervistat virtuale janë kthyer në një urë lidhëse midis personazheve të famshëm dhe ndjekësve të tyre.
Të shumtë janë personazhet e showbizit shqiptar që e perdorin këtë metodë, për të qëndruar sa më afër fansave. Armina Mevlani është një ndër to, e cila shpeshherë iu jep mundësinë ndjekësve të shuajnë kuriozitetet rreth saj.
Në një pyetësor së fundmi një ndjekëse i ka kërkuar blogeres të ndajë një foto kur ishte 18-20 vjeçe. Sigurisht, moderatorja nuk ka nguruar t’ia plotësojë dëshirën fanses, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte mbishkrimi i fotos.
“Ja ku është. Isha akoma e virgjër këtu,”-ka shkruar Armina.

Më herët një tjetër ndjekës i ka vendosur në pah Mevlanit faktin që ngjan shumë me gruan e yllit portugez, Cristiano Rondaldo, Georgina Rodriguez.
Moderatorja e priti shumë mirë këtë fakt, duke u shprehur ndër të tjera se ia thonë shpesh këtë gjë dhe është shumë e lumtur.