Georgina e Ronaldos publikon fotografi të vajzës së vogël: Bekim i madh

Mediale Vip

Georgina e Ronaldos publikon fotografi të vajzës së vogël: Bekim i madh

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 18:38
Georgina

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka publikuar një fotografi të vajzës së tyre më të vogël, Bella Esmeralda.

“Bella Esmeralda. Vogëlushja ime, bekim i madh”, është përshkrimi i fotografisë që ka marrë mbi 1.4 milion pëlqime, më pak se 24 orë nga postimi.

Vajza e çiftit të famshëm lindi më 18 prill të këtij viti. Fatkeqësisht, në atë periudhë, familjen e tyre e goditi një tragjedi.

Gjatë lindjes vdiq vëllai binjak i Esmeraldas, ndërsa Georgina dhe Cristiano e quajtën si dhimbjen më të madhe që mund t’u ndodhë prindërve.

“Me pikëllimin më të thellë njoftojmë vdekjen e djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që një prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”.

“Falënderojmë mjekët dhe infermierët për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e ofruar. Jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë”, kishin thënë asokohe në një deklaratë të përbashkët Georgina dhe Cristiano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat