Prej më shumë se tre muajsh futbollisti Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez mirëpritën në jetë vajzën e tyre Esmeralda.
Më 18 prill të këtij viti, Ronaldo zbuloi se partnerja e tij kishte sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme. Por kjo erdhi së bashku me lajmin tronditës se vëllai i saj binjak i porsalindur ndërroi jetë.
Së fundmi, partnerja e yllit portugez ka publikuar një foto ku duket vogëlushja duke fjetur. Më special se ky imazh është përshkrimi që Georgina i ka bërë fotos.
“Bella Esmeralda. E vogla ime, je një bekim i madh,”-shkruan Roudrigez.
Rikujtojmë se në tetor 2021 çifti zbuloi se prisnin binjakë, por në mënyrë tragjike djali i tyre vdiq në lindje më 18 prill, ndërsa vajza mbijetoi.
Pas lindjes çifti dhe fëmijët e tjerë u kthyen në shtëpi me vajzën e tyre të porsalindur, disa ditë pasi futbollisti konfirmoi se partnerja e tij kishte humbur vëllain binjak të fëmijës.
Sulmuesi ndau një përditësim në rrjetet sociale menjëherë pasi vajza e tyre erdhi në shtëpi pas lindjes së saj. Në mbishkrimin e postimit, ai shkroi: ‘Shtëpi e ëmbël shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira.
“Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë.’