Bebe Rexha thekson linjat e kolme të trupit në një paraqitje sportive

Mediale Vip

Bebe Rexha thekson linjat e kolme të trupit në një paraqitje sportive

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 22:21
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

E teksa ka konfirmuar se ndodhet në studio duke punuar për projektin e saj të ri, Bebe Rexha u kujdes që mbrëmjen e së hënës të publikojë për fansat e saj një fotografi atraktive.

Image
Bebe Rexha

E veshur me një triko të shkurtër sportive, 32-vjeçarja u kujdes që të theksojë linjat e saj trupore në fotografinë e saj të fundit.

Ajo është kritikuar disa herë për peshën e saj të tepërt, por pavarësisht kësaj Rexha ka theksuar gjithmonë se është krenare për trupin e saj, pavarësisht kilogramëve dhe strijave.

Këngëtarja e hitit “I’m a mess” njihet përndryshe edhe si një ‘avokate’ e shëndetit mendor, pasi ka folur gjithnjë hapur për komentet negative me të cilat është përballur gjatë gjithë jetës së saj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat