Miku i ngushtë dhe parukieri i Rita Orës, James Brown, konfirmoi të mërkurën se ajo është martuar me Taika Waititin.
Floktari nga Londra, 53 vjeç, publikoi një fotografi me këngëtaren 31-vjeçare në InstaStory, ku shkruante në mbishkrimin e saj: “Urime zonja Waititi Ora”.
Të hënën në mbrëmje u raportua se Rita u martua me regjisorin Taika, 46 vjeçar, në një ceremoni intime në Londër dhe tashmë ka ndryshuar mbiemrin, shkruan DailyMail.
Në fotografinë e publikuar nga James, dyshja pozuan së bashku për një ‘selfie’ të ëmbël ndërsa Rita i vuri dorën mbi supin e tij.
Ajo dukej elegante në fotografi, e veshur me një bluzë të zezë dhe një palë vathë floriri, ndërsa James mbante veshur një bluzë të grisur dhe syze të mëdha.
Ai gjithashtu etiketoi dy yjet në postimin e tij përpara se të shkruante ‘të dua’ së bashku me një emoji me zemër të kuqe.
Rita u martua me Taikan në një ceremoni intime në Londër, sipas raportimeve të së hënës.